Tel: +355 4 2306009    Cel: +355 69 6005681

Pyetje nga klientet

Pyetje nga Klientet

Cfare ndodh nese kanceloj rezervimin me Vas Tour?

Klienti mund ta anulloje ose ndryshojë rezervimin e hotelit ose një shërbim tjetër për të cilin ka parapaguar, por si rrjedhoje ju mund të paguani një tarifë për anullimin apo ndryshimin e rezervimit të caktuar nga subjekti që ofron shërbimin. Kjo eshte gjithmone ne varesi te dates se fundit te kancelimit pa tarife e cila i njoftohet klientit qe ne momentin e rezervimit.

Për më tepër, nëse klienti nuk paraqitet në hotel, ose nuk e anullon apo ndryshon rezervimin e tij/e saj para afatit të politikës së anullimit të përcaktuar nga hoteli ose kompania që ofron shërbimin përkatës, klientit do t’i duhet të paguajë tarifën e plotë të nates se pare në hotel dhe një tarifë të caktuar për shërbimet e tjera. Në këto raste pjesa tjetër e rezervimit do anullohet automatikisht. Klienti duhet të bëjë një rezervim dhe pagesë tjetër nëse dëshiron ende të vijë në hotel në ndonjë datë të mbetur apo alternative.


Kur kam te drejte te marr rimbursim nga VAS Tour?

Politika e rimbursimit për shërbimet e anulluara do zbatohet si me poshtë:

a) Nëse klienti vërteton që anullimi apo largimi herët nga hoteli është bërë në kohë dhe në përputhje me politikën e anullimit të hoteleve ne do t’ju rimbursojme shumën e plotë apo shumën e mbetur nga ndonjë shërbim që nuk e keni përdorur, minus komisionet e transaksionit. b) Rimbursimi i plotë me kartë krediti pa mbajtur asnjë komision do zbatohet për çdo anullim të bërë në përputhje me politikat e anullimit të VAS TOUR per te cilat klienti njoftohet ne momentin e pare te rezervimit. c) Për të gjitha format e tjera të pagesës, do mbahen komisionet bankare apo të transaksionit. d) VAS TOUR nuk është përgjegjëse në rast të anullimit të udhëtimit për shkak të forcës madhore, shkaqeve natyrore, protestave popullore ose shpalljeve të gjendjes së luftës në destinacionin e përzgjedhur nga klienti si dhe për çdo incident që ndodh për shkak të këtyre arsyeve. Zgjidhja do të gjendet me marrëveshje mes agjencisë dhe klientit. e) Në rast se nuk përmbushet numri minimal i pjesëmarrësve i parashikuar për organizimin e paketës, atëherë agjencia ka të drejtë të anullojë udhëtimin.Parashikimi i numrit minimal varion sipas destinacionit dhe periudhës së vitit kur promovohet një paketë. Konsumatori do të njoftohet për këtë anullim 15 ditë përpara nisjes së udhëtimit dhe do te rimbursohet plotesisht.


Deri kur mund te kanceloj nje rezervim te kryer ne Vas Tour?

a) Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai përpara 21 (njëzete e një) ditë ose më shumë ditë përpara udhëtimit, klientit i kthehet shuma e plotë e paguar në emër të agjencisë. Nëse përpara anullimit është bërë ndonjë shpenzim, ky shpenzim do të zbritet nga shuma që do të marrë klienti. Shpenzimet përfshijnë edhe komisionin bankar në rastin e pagesës me kartë krediti ose debiti. b) Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai 10 (dhjetë) deri 20 (njëzetë) ditë përpara udhëtimit, klienti do të paguajë shpenzimet e transfertës dhe 50% te shumes se rezervimit. Shpenzimet përfshijnë edhe komisionin bankar në rastin e pagesës me kartë krediti ose debiti. c) Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai 4 (katër) deri 9 (nëntë) ditë përpara udhëtimit, klienti do të paguajë shpenzimet e transfertës dhe 70% te shumes se rezervimit. Shpenzimet përfshijnë edhe komisionin bankar në rastin e pagesës me kartë krediti ose debiti. d) Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai në më pak se 3 (tre) ditë përpara udhëtimit, klienti nuk ka të drejtë të rimbursohet nga agjencia. e) Nëse klienti nuk paraqitet ose largohet nga udhëtimi më përpara datës së parashikuar nga agjencia, klienti nuk ka të drejtë të rimbursohet nga agjencia.